<%@LANGUAGE="JAVASCRIPT" CODEPAGE="1252"%> Lindart activities "Girls and Guns".
 
 
 
2001
> Dare to be different
> Invent Yourself
2002
> Confrontations
> Windows and Curtains
2003
> Meetings of Boxes-Lies
> Loves&Hates
> City is you and me
> History of a dark room
> Medieval Unreality
> Bathroom-Private
and public space
2004
> A piece of the world
in my city
> Cosmopolis
> Girls and Guns
> Prison Sheets
> Re-Affiliations
> Reportage from
Middle Age
> The city of Dolls

2005
> Through my eyes

 

 
_Girls and Guns, group exhibition of Canadian and Albanian artist women
           
 

Curator: Nina Czegledy, Canada
August 16 - September 29, 2004, Tirana.

Collaboration of Cultural Cente Lindart, Albanian National Film Archive, and association 'Useful for
Albanian Women

Exhibiting Artists:
Sheila Butler, Nina Czegledy, Michelle Kasprzak, Sally McKay and Paola Poletto
(Canada), Ikbal Beli, Safo Marko (Albania).

Beginning at the Dorottya Gallery, Budapest, Girls and Guns moves to the Lindart Cultural Center in Tirana,
Albania. In October it will be featured at the Videomedija Festival, Novi Sad, Serbia.

The Girls and Guns Artists' Collective, initiated in 2001, examines popular examples of the sensationalized
power struggle between men and women and depictions of women who fight back. Artists who form the
collective all straddle the worlds of business and art by being both influential cultural workers and notable
visual artists in their own right. As a collective, all the artists use humor to critique and celebrate the dual
role of the warrior woman. Previously, the collective presented its work in a gallery exhibition at Forest City
Gallery, London, Ontario, April 2003.

By positioning girls who carry guns in a gallery context, collective members share an interest in bringing into
focus personal struggles associated with wearing two art roles. The intrinsic violence of the "girls and guns"
theme is an invitation to turn personal struggles inside out. This collective strategy maintains the "do-it-yourself" spirit of independent cultural producers and the new synergies that can be formed with artists who are also arts administrators.

The exhibition includes Miss Mouse and Teapot Trading Cards by Sally McKay, Shooting the Shit by Paola
Poletto
, Stick'em Up by Michelle Kasprzak, Heroines or Google Girls by Nina Czegledy and Medusa Super
Mum
by Sheila Butler. Autobiographical memory by Inuit writer Martha Noah is also featured among the
Canadian works.

Girls and Guns, Ekspozitë e mediave të reja
Në bashkëpunim me AQFSH, me mbështetjen e Shoqatës “Në dobi të gruas Shqiptare".
16 deri më 29 shtator 2004

Grupi i artisteve i quajtur Girls and Guns (Vajza dhe armë) bën kërkime nëpër shembujt popullorë të kthimit të
ndeshjeve të fuqishme midis burrave e grave me ndjenjën dhe me përshkrimin e grave që iu kundërpërgjigjën.
Artistet që formojnë këtë grup janë të gjitha njëkohësisht pjesë e botës së biznesit dhe artit, duke qenë në të
njëjtën kohë administratore me influencë të artit dhe artiste pamore të njohura. Si grup të gjitha përdorin
humorin për të kritikuar dhe për të treguar rolin e dyfishtë të gruas luftëtare. Ky prototip mishëron seks-idealin
femëror të propaganduar prej modës dhe në të njëjtën kohë merr formën e heroinës që është e dhunshme,
mban armë dhe përmbys rolet tradicionale të burrit dhe gruas. Referencat përfshijnë edhe mënyrat stereotype
se si përshkruhen gratë (p.sh. Ksena, princesha luftëtare, apo Pamela Lee Anderson në filmin e njohur ‘Teli
me gjemba’), elementët pozitivë të rolit të modeleve të grave të fuqishme. Grupi i ka prezantuar punimet e veta
nëpërmjet ekspozitës në galerinë Forest City në London, Ontario, në prill 2003.
Grupi u frymëzua dhe u formua si rezultat i trajtimit në revistën Kiss Machine të temës së ‘vajzave dhe armëve’
në gjashtë numra të saj. Po ashtu revista organizonte një forum të pavarur, të drejtuar nga gratë, i bazuar në
grupe, për gratë shkrimtare dhe artiste, të cilat duan të eksplorojnë dhe të krijojnë punë të reja.
Grupi Girls and Guns u formua në vjeshtën e vitit 2001. Artistet e ftuara në grup ishin Sally Mckay, e cila është
shumë e njohur për rolin e saj si bashkëbotuese e revistës Lola, por që në të njëjtënkohë krijon performanca
artistike publike, të cilat bëjnë një përcaktim të ri të konceptit të heroinës seksi; Michel Kasprzak, e cila është
kuratore e projektit Year01.org, në të njëjtën kohë edhe një artiste e pasionuar e mediave të reja, e cila krijon
vepra arti në mediat tradicionalisht të përdoruar prej burrave; Sheila Butler, profesore e Universitetit te Ontarios
Perëndimor, bashkëthemeluese e programit të rinovuar të shtypitnë Baker Lake dhe MAWA (Mentoring artists
for women’s art), e cila gjithnjë e përdor pikturimin tradicional si mjet në drejtim të nocioneve të dhunës dhe
fantazisë; Nina Czegledy, e njohur në shkallë ndërkombëtare për punën e saj të pavarur kuratoriale, në të
njëjtën kohë edhe artiste multimediale; Paola Poletto, e cila është e interesuar në rolin e dyfishtë si artiste dhe
administratore, dhe i drejtohet qëllimeve të prodhimit kolektiv në veprat e saj, ashtu edhe në rolin e saj si
bashkëkuratore e Digitfest, një festival i organizuar nga Design Exchange.
Girls and Guns Kërkon të krijojë një debat të gjërë mbi temat që rrethojnë konceptet popullore të grave që
shpien në pozita dhune, në të cilat ato bëhen të pakëndëshme por mbështetëse të fuqishme të forcave të së
mirës.
Politika e tyre artistike është në një linjë me strategjinë e Kiss Machine, për të mbështetur cilësinë e lartë,
letërsinë dhe artin e ri, duke mbajtur në të njëjtën kohë një shpirt të prekshëm, të mbështetur në bashkësinë.
Është një forum i disa llojeve të stileve artistike dhe disiplinave, të cilat përmblidhen në të dy temat. Duke i
vendosur vajzat që mbajnë armë në një ambient galerie, antaret e grupit kanë të njëjtin mendim që të bëjnë të
dukshem përpjekjet personale e lidhur me dy anë. Gërshetimi i temës së vajzave dhe armëve është një ftesë
për të kthyer nga ana tjetër betejën e brëndshme.

Michelle Kasprzak
Disa grupe njerëzish mendojnë se armët janë thjesht teknologji, se armët nuk vrasin njerës, po njerësit vrasin
njerëz’. Natyrisht ata i kanë të dy anët e përdorimit, positive dhe negativ të teknologjisë dhe virtuales, por
konteksti historik shpesh zbulon impetusin e shpikjeve teknologjike, që kurrë nuk është neutral. Konteksi
historik shpesh mund të kthehet në diçka tjetër, si psh në rastin e popullarizimit të internetit, i cili lindi si
shpikje e ushtrisë amerikane për të siguruar që komunikimi të mund të bëhej edhe në rast tragjedie nukleare.
Po a mundet konteksti historik shkatërues dhe negativ i armëve të ndryshojë? Në se po, cili do të ishte roli i
artistit në këtë proces? Në praktikën artistike ajo përdor shpesh mjete teknologjike, për qëllime performanse,
dhe do t’i përdor këtë ide të kuptimit me një qëllim të caktuar si kronizë për të prezantuar këto ide.
Michelle Kasprzak është një artiste e transmediave dhe kuratore nga Toronto.

Nina Czegledy
Për vite të tëra ka qënë shpesh e ekspozuar ndaj armëve. Jo domosdoshmërisht armë të vërteta zjarri dhe jo
domosdoshmërisht të përdorura prej femrave. Megjithatë ato do të thotë se do të përdoren - herë si vëzhguese të frikshme, herë si pjesmarrëse aktive - në beteja të përgjakshme. Shumicën e kohës këto beteja marrin formën e çështjeve luftarake jo konvencionale. Figurat e shembujve të përfshira në këtë instalacion - edhe pse janë konform ideologjisë që drejton tregun kapitalist apo politikisht korrekte për ideologjinë socialiste, reflektojnë pigmente të imagjinatës (mashkullore). Ende tani, bashkë me praktikat standarte dhe mjetet e metodat shpesh të nëndheshme, femrat kanë qënë e vijojnë të jenë shpesh imazhe jo dhe aq ortodokse të qëndisjeve mesjetare te tatuazhet e ish të burgosurve të kampeve staliniste apo të gunslingers në internet.
Nina Czegledy është një artiste e mediave të reja, kuratore dhe shkrimtare e pavarur, e cila ka bashkëpunuar me projekte ndërkombëtare, me anë të krijimit të veprave dixhitale dhe të drejtimit dhe pjesëmarrjes në workshope ndërkombëtare, forume dhe festivale për më se një dekadë. Arti i Czegledit, interesat për shkencën dhe teknologjinë janë pasqyruar në projektin Aurora, Trupat Elektromagnetike dhe Trupat Dixhitale, Shfaqjet Virtuale.
Këto projekte janë të përqëndruar në ndryshimin e perceptimit të trupit njerëzor, të ambientit elektromagnetik dhe janë prezantuar nëpërmjet internetit me anë të faqeve apo komunikimit të drejtpërdrejtë në Kanada apo jashtë saj. Czegledy inicioi Points of Entry, bashkëpunimi i parë dixhital në Kanada, Australi dhe Zelandë e Re. Ajo ka qënë kuratore e mbi njëzetë programeve të media artit dhe të videos, të cilat janë paraqitur në më se tridhjetë vende. Ka botuar gjërësisht në Europë, Amerikën e Veriuit e të Jugut. Czegledy është antare e grupit ICOLS dhe kuratore e projektit të Hartës Dixhitale Kulturore Kanadeze, i cili është në process. Ajo është kryetare e ISEA (Shoqata ndërkombëtare e arteve elektronike), me qëndër në Japoni.

Sheila Butler
Puna e saj në ekspozitën Girls and Guns risjell Meduzën, një heroinë e shumanëshme, e cila ka lindur shumë
kohë më parë, dhe tani është ringjallur si një symbol i fuqishëm i teorisë dhe artit bashkëkohor feminist. Unë jam e interesuar thellësisht në këmbënguljen e Meduzës që të mos vdesë. Pas botimit në 1986 të esesë tani të famshme të Helcne Cixous ‘Qeshja e Meduzës’, Meduza helmuese jeton pas prerjes së kokës së saj në mitin e lashtë në skenën e një pjese teatrale si mishërim i fuqisë së grave, duke kthyer në artin e madh dhe në kulturën popullore.
Për burrat Meduza mishëron një dëshirë të papërmbushur për të kontrolluar gratë. Ndërsa për gratë Meduza
përfaqëson një kuptim të fuqisë së tyre si gra, ndoshta haluçinante, subversive, ndoshta jashtë kontrollit. Vizionet artistike kontemporane të Meduzës inkurajojnë rritjen e mundësive të reja, ku kontrolli dhe jashtë-kontrollit diskutohen në mënyrë të ndërsjellë, në atë mënyrë që vë në pah forcën njerëzore në përgjithësi më shumë se sa forcën mashkullore kundër subversionit femëror. Shikuesve burra dhe shikueseve gra mund t’u duket ky vision joshës…
Sheila Butler është një artiste/pedagoge që jeton e punon në London, Ontario, Kanada. Është antare themeluese e MAWA, një organizatë mbështetëse për gratë artiste dhe i ka ekspozuar punimet e saj në të gjithë Kanadanë dhe jashtë saj. Shpesh ajo kombinon rolin e saj si kuratore dhe si artiste në projekte ekspozitash bashkëpunimi në Halifaks, Vinnipeg, Uindsor dhe Edinburg, në Skoci.

Paola Poletto
E fikson dhe e vë në shënjestër subjektin e saj me një kamera. Ajo i çarmatos subjektet duke i marrë në shenjë në momente të pastra e të veçanta, në të njëjtën kohë edhe subjektet e çarmatosin atë.
Puna e Paola Pollettos përfshin objekte prodhimi, instalacione, dhe iniciativa bashkëpunimi. Girls and Guuns u
konceptua si temë për gjashtë numrat e revistës Kiss Machine, një revistë letërsi/art, të cilën ajo e themeloi me të tjerë në vitin 2000. Paola gjithashtu është kuratore themeluese e Digitfest, një festival i përvitshëm i kulturës
dixhitale dhe i dizajnit të prodhuar prej Design Exchange, muzeu kryesor i dizajnit në kanada, ku ajo është
drejtore e kërkimeve.

Sally McKay
‘Mios Miushka ndërton në klubin e saj të çuditshëm kërkime mbi gjininë dhe dhunënë, për temën kryesore të
Guns and Girls. Kësaj here ajo është e shoqëruar prejaktivistes Mis Çajniku, e cila i është bashkangjitur grupit.
Së bashku kjo dyshe pozon për veprime paketimi kartëvizitash pune, duke e përdorur seksin dhe dhunënë si një mjet për të ilustruar fuqinë bazë njerëzore.
Sally McKay bashkëthemeluese e revistës Lola në 1997, tani është përsëri redaktore dhe drejtore artistike e
kësaj reviste arti që del në Toronto. Gjithashtu ajo është pjesëmarrëse në bashkëpunime të shkurtra,
performanca si artiste. Ka performuar në postmasters në Nju Jork, në Qëndrën Vekser, Kolumbia Ohaio dhe në
serinë e leximeve të Kutisë në Toronto. Animiacioni i realizuar prej saj me anë të kompjuterit, You Do Bike, u
shfaq në Festivalin e Imazheve në 2001.

Safo Marko
Iu bashkangjit kësaj ekspozite këtu në Tiranë është ikona e ilustrimeve për më se katër dhjetëvjeçarë. Puna e
saj në ato vite të edukimit të rreptë të ‘njeriut të ri’, makinës së luftë së Partisë, përbënte imazhin e asaj bukurie ideale, për të cilën banorët e një vendi të izoluar kishin nevojë, që të eleminonin efektin e stampës së
propagandës së politizuar partiake.

Ikbal Beli
I përket brezit të artistëve të edukuar nga shkolla shqiptare e artit, në periudhën e realizmit socialist. Ashtu si
gjithë gratë artiste të asaj periudhe në përgjithësi, të lëna jashtë porosive të mëdha të shtetit, krijoi figurat që nuk i përgjigjeshin kanoneve të realizmit socialist, edhe kur trajtonin tema-propagandistike