<%@LANGUAGE="JAVASCRIPT" CODEPAGE="1252"%> Lindart activities "City is you and me".
 
 
 
2001
> Dare to be different
> Invent Yourself
2002
> Confrontations
> Windows and Curtains
2003
> Meetings of Boxes-Lies
> Loves&Hates
> City is you and me
> History of a dark room
> Medieval Unreality
> Bathroom-Private
and public space
2004
> A piece of the world
in my city
> Cosmopolis
> Girls and Guns
> Prison Sheets
> Re-Affiliations
> Reportage from
Middle Age
> The city of Dolls

2005
> Through my eyes

 

 
_City is you and me, photo exhibition
               
                 
                     
 
kuratore: Rudina Memaga.  

Maj/May 2003

Realizimi i ekspozitës fotografike ‘Qyteti është unë dhe ti’ dhe i këtij katalogu u mundësua nga mbështetja bujare e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë Soros.

The photo exhibition ‘City is you and me’ and this catalogue was made possible by the generous financial support of the Open Society For Albania.

Soros Qyteti është unë dhe ti, sepse unë dhe ti dhe banorët e tjerë të tij ndërtojmë imazhin e tij me sjelljen tonë, me mënyrën si mbajmë banesën tonë, si zbukurojmë ballkonin tonë (me lule apo tenda), si sillemi me njeri-tjetrin, si ecim, si bëjmë çdo gjest , edhe më të thjeshtin, gjatë ditës dhe natës në qytetin tonë.

Tema e ekspozitës u ndërtuar në mënyrë të tillë që të na ndihmojë të kuptojmë ritmin e qytetit dhe që të tregojmë pamjet e ndryshme të tij në kohën që ne jetojmë, marrëdhëniet e njeriut me qytetin e tij, marrëdhëniet e banorëve ndërmjet tyre, ndikimin e qytetit mbi banorët e tij.

Të gjithë jemi pjesë e një mekanizmi të pandalshëm jetësor: jetojmë në mesin e një shoqërie me rregullat dhe konfliktet e saj social - politike dhe është e më se e pranueshme që këto rregulla dhe konflikte të jenë pasqyrim i pamjes së vendit ku jetojmë, i mënyrës si veprojmë, si komunikojmë me njeri tjetrin, si besojmë, përse besojmë, si përpiqemi të njohim vetveten dhe të tjerët.

Të gjitha këto dukuri ndikojnë në ngacmimin që merr një artist apo të një amator i fotografisë. Ekspozita kërkonte pasqyrimin e këtyre ngacmimeve të shprehura duke përdorur aparatin fotografik dhe fotografinë bardhë e zi, si dhe një tekst shoqërues për secilin projekt.

Pse fotografi bardhë e zi? Sepse është mënyra më e thjeshtë dhe më e ndërlikuar për t’u përqëndruar në thelbin e çështjes dhe të idesë së projektit. Artistët duhet të fokusohen në shfaqjen e jashtme të fenomenit si dhe, më kryesorja, në përmbajtjen e fotografisë bardhë e zi. Punët duhet të përmbajnë filozofinë dhe misterin e fotografisë. Një nga pikat kryesore ishte që secili të ndjehej i lirë në kompozimin e imazhit dhe në shkrimin e tekstit, për të shprehur ndjesinë e atij realiteti të cilin dëshironte të paraqesë.

Gjithashtu secili duhej të shoqërojë punët e tij me një tekst, për të plotësuar me anë të fjalës së shkruar idenë e tij mbi konceptin, për të vlerësuar edhe fjalën shqipe bashkë me figurën!

Pjesëmarrës mund të ishte kushdo që është i apasionuar pas fotografisë dhe mendimit, dhe fjalës së shkruar, dhe idesë.